Ora News – Veliaj zbulon planin e investimeve: Ja si Tirana do ketë 24 orë ujë të pijshëm

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj sigurioi sërish qytetarët se brenda 5 viteve të ardhshme kryeqyteti do të ketë ujë të pijshëm 24 orë dhe për këtë publikoi edhe planin e investimeve të hartuar nga UKT me ndihmën e USAID-it.
Në dëgjesën e zhvilluar me këshilltarët e LSI dhe PS në Këshillin Bashkiak për të argumentuar dhe shpjeguar propozimin për çmimin e ri të ujit, Veliaj deklaroi se e vetmja mundësi për të rritur investimet dhe për t?i siguruar Tiranës ujë të pijshëm është marrja e këtij vendimi. ?Orari i shërbimit ka qenë me 7 orë ujë kur e la Basha, sot jemi me 13 orë ujë në ditë. Maksimumi që kemi arritur të bëjmë është rritja me 85% e furnizimit me ujë. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër si të rrisim investimet. Shumica prej nesh kur hapim çezmën ka ujë. 90% e Tiranës nuk e kupton kur mungon uji sepse kanë depozitat. Në zonat e tjera nuk mund t?i heqim depozitat se këto e sigurojnë 24 orëshin. Në Bovillë bëjmë klorinim sipas parametrave evropiane. Në pallate cilësia e ujit dëmtohet në depozita. Por, pyetja është: nëse duam 24 orë ujë të pijshëm, dy janë mundësitë, ose të shpikim diçka që se ka bërë askush ose të shohim kush e ka shpikur rrotën. Dy janë shembujt, Korça dhe Pogradeci që ofrojnë 24 orë ujë të pijshëm, por qytetarët aty paguajnë 99 dhe 95 lekë sot?, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë së Tiranës paraqiti para këshilltarëve edhe planin e investimeve që parashikohen të kryhen për të bërë të mundur që pas 5 vitesh Tirana të ketë 24 orë ujë pa ndërprerje në rubinet, duke theksuar se për të bërë të mundur këtë është e nevojshme marrja e një kredie prej rreth 120 milionë euro, ndërsa një pjesë tjetër të investimeve do të përballohen me të ardhurat e vet UKT-së.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-zbulon-planin-e-investimeve-ja-si-tirana-do-kete-24-ore-uje-te-pijshem/

Recommended