Report TV - Procesi i Vettinguti pritet të nisë zyrtarisht në muajin shtator

  • 7 years ago
Zyrtarisht procesi i Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët në kuadër të reformës në drejtësi pritet të nisë në muajin shtator, kështu ka thënë Kryesuesja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për reformën në drejtësi, Genoveva Ruiz Calavera në një intervistë dhënë për DW.

Ajo thotë se sa më shpejt që të nisë ky proces, aq më mirë është.

?Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM)) është gati të vërë në dispozicion ekspertizën e tij shumë të kualifikuar për të shoqëruar procesin, menjëherë sapo institucionet lokale të vettingut të jenë gati për të filluar procesin e rivlerësimit, që shpresojmë të nisë aty nga fillim i kësaj vjeshte?, thotë ajo.

Recommended