Report TV - 'Dibra', KQZ të hënën pritet të nisë punën për përgatitjen e zgjedhjeve

  • 8 years ago
Pas dekretimit të zgjedhjeve të pjesshme në Dibër me datën 11 shtator nga Presidenti i Republikës, Komisionin Qendror i Zgjedhjeve në zbatim të kodit zgjedhor duket se është vënë në lëvizje për administrimin e këtij procesi.

Kështu pritet që të hënën në orën 12:00 KQZ të mblidhet me një rend ditë të fokusuar te procesi elektoral në bashkinë e Dibrës. Sipas informacioneve bëhet me dije se në rendin e ditës së punës së KQZ të jenë parashikuar disa projekt vendime që kanë të bëjnë me administrimin, sic është miratimin i afateve proceduriale për zgjedhjet e pjesshme, modeli i fletës së votimit, caktimi e partive politike që do paraqesin propozime për anëtar KZAZ. Po ashtu në këtë mbledhje të KQZ parashikohet të diskutohet projektvendimet për caktimin e procedurës së shortit për anëtarin e 7 të KZAZ si dhe shpallja e shortit për këtë cështje.

Recommended