KQZ pritet te shpall rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve - (7 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpallë sot rezultatin përfundimtar zyrtar të zgjedhjeve të 1 Tetorit në Shqipëri. Dje u shpallën rezultatet e zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës, ku kandidati i PS Edi Rama, fitoi postin e kryetarit të bashkisë me afro 20 mijë vota më shumë se kandidati i PD Besnik Mustafaji.

Po dje u bë publike lista e këshilltarëve për bashkinë e kryeqytetit, ku PS kishte 26 këshilltarë ndërsa PD, kishte 21. Vendet e tjera u ndanë mes PAD, Partia Demokristiane, Partisë Republikane dhe të grupimit E Djathta e Bashkuar. Këto rezultate kanë vonuar dhe shpalljen e rezultatit përfundimtar zyrtar të zgjedhjeve lokale, të së dielës së kaluar.

Sot pritet të përcaktohen përfundimisht dhe se kush prej komunave dhe bashkive kalon në balotazhin e 15 Tetorit. Ndërkohë që PD ka vendosur kushte për marrjen pjesë në votimet e së dielës së ardhme, PS është përgjigjur se ato janë të papranueshme, si politikisht, ashtu dhe juridikisht. Krerët e kësaj partie nisin sot takimet me elektoratin për votimet e balotazhit./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended