KQZ shpall rezultatet e zgjedhjeve lokale te 1 Tetorit - (8 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar mbrëmë pas mesnate, rezultatet e zgjedhjeve lokale të 1 Tetorit. Socialistët kanë fituar 42.9% të votave, demokratët 33.8%, ndërsa të tretët të renditen socialdemokratët me 7.11%. Aleancistët me 3.1% dhe republikanët me 2.67% të votave. Nga 65 bashki PS ka fituar në 28 prej tyre, në Berat, Konispol, Kuçovë, Çorovodë, Poliçan, Burrel, Manëz, Durrës, Elbasan, Cërrik, Belsh, Gramsh, Librazhd, Fier, Patos, Lushnjë, Gjirokastër, Memaliaj, Përmet, Ersek, Leskovik, Pogradec, Lezhë, Koplik, Tiranë, Rrogozhinë e Vlorë.

Ndërsa Partia Demokratike, ka fituar gjithsej në 9 bashki. Në Bulqizë, Shijak, Kukës, Krumë, Bajram Curri, Rubik, Mamurras, Shkodër dhe Kavajë. 28 bashki janë në balotazh, ndërsa për parregullsitë në procesin zgjedhor dhe për shkelje të ligjit pas Sarandës, për kryetarin e komunës në Velipojë të Shkodrës, në komunën Ballagat të Lushnjes, për kryetarin e komunës në Paskuqan të Tiranës, etj.

Për njësitë bashkiake të Tiranës, mbi bazën e vendimeve të komisionit qendror të qeverisjes vendore, vendi i kryetarit të njësisë bashkiake është fituar nga PS në njësinë 5, ndërsa në 10 njësitë bashkiake të kryeqytetit do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve. Mbi bazën e vendimeve të komisioneve zgjedhore të qeverisjes vendore rezulton se vendet e kryetarëve të komunave sipas subjekteve zgjedhore janë fituar nga PS, në 110 komuna. PD ka fituar në 58 komuna, PBDNJ në 5 komuna, PLL në 1 komunë. Raundi i dytë i zgjedhjeve do të zhvillohet në 128 komuna./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended