Prefektura e Korçes po zhvillon raundin e dyte te zgjedhjeve lokale - (15 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Në prefekturën e Korçës, ku po zhvillohet balotazhi në dy bashki dhe 13 komuna, procesi zgjedhor është zhvilluar normalisht dhe pa asnjë lloj incidenti. Deri në orën 18 kishin votuar rreth 50% e zgjedhësve. Në qytetin e Korçës, kjo shifër shënon 51%, ndërkohë që në bashkinë e Bilishtit kjo shifër ishte 48%.

Nëpër komuna pjesëmarrja e zgjedhësve, ka qene shumë e lartë 60-70%. Nga kandidatët për kryetar komune të PD, janë tërhequr me shkrim anëtar të komunës së Bulgarecit, Libonikut dhe Voskopojës, në Korçë dhe ata të Dardhasit dhe Udenishtit në Pogradec.

Në qytetin e Korçës komisionerët e PD, janë tërhequr ndërsa në qendrat e votimit të bashkisë së Bilishtit dhe 13 komuna në balotazh nuk i janë bindur urdhrit të partisë së tyre dhe po marrin pjesë në numërimin e votave./tvklan.al

Gazetar ? Dhimitër Gjançi



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended