Ora News - Bashkia e Tiranës, kampe verore për fëmijët e familjeve në nevojë
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në këto ditë të nxehta vere, fëmijët që vijnë nga familjet në nevojë po argëtohen në Kampet Verore të ngritura nga Bashkia e Tiranës.
Nën moton ?Kam të drejtë të informohem?, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me organizata vullnetare, ka organizuar për herë të parë në një qendër sociale shtetërore një kamp veror, ku fëmijët kanë mundësi që për 20 ditë të trajtojnë dhe të diskutojnë në grup çështje dhe problematika që shqetësojnë këtë grupmoshë në jetën e përditshme, shkollë, familje dhe komunitet.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkua grupit të fëmijëve pjesëmarrës në kampin veror te këndi i lojërave te Liqeni Artificial, të cilët vijnë nga qendrat sociale, nga familje me ndihmë ekonomike apo që i përkasin komunitetit rom dhe egjiptian.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/bashkia-e-tiranes-organizon-kampe-verore-per-femijet-e-familjeve-ne-nevoje/
Recommended