Report TV - Mbytet një 14-vjecar në Vlorë Pushuesi: Si e nxorra nga deti

  • 7 years ago
VLORE-Një 14-vjecar ka ndërruar jetë sot paradite në spitalin rajonal të Vlorës ku është dërguar në gjendje të rëndë pasi rrezikoi të mbytej në det.

Policia bën të ditur se, rreth orës 10:00, në lagjen "Ujë i Ftohtë" Vlorë, përballë shkollës së Marinës, një shtetas ka rrezikuar të mbytej në det dhe është transportuar për në Spitalin Rajonal Vlorë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet se bëhet fjalë për një të ri të moshës 15-vjeçare, për të cilin rreth orës 10:10, Spitali ka konfirmuar se ka ndërruar jetë.

Recommended