Report TV - Vlorë, turisti i huaj del i zhveshur nga deti, në sy të dhjetëra qytetarëve
  • 5 years ago
VLORË- Qytetarët e Vlorës janë përballur me një skenë aspak të zakontë mëngjesin e sotëm.

Një burrë, është parë duke lëvizur në bregdet nudo, i pa shqetësuar se në atë orar ka pasur shumë lëvizje në qendër të qytetit. Edhe pse temperaturat nuk premtojnë, ai këtë mëngjes është larë në det dhe më pas ka dalë në breg i zhveshur.Mësohet se bëhet fjalë për një turist të huaj, nga të cilët një skenë e tillë nuk është aspak e pazakontë, pasi edhe më herët gjatë verës është raportuar për të huaj që bëjnë plazh nudo në Shqipëri.
Recommended