Ora News – Rama ironizon PD-lsi: Tani që nisi Vettingu, do bëjnë koalicion

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një bashkëbisedim me qytetarët e Durrësit, kryemisnitri Edi Rama sqaroi debatin mbi emrat e zyrtarëve te larte te publikuar ne Facebookun e tij, duke theksuar se kjo nuk është një listë e zeze por një përmbledhje denoncimesh nga qytetaret. Ai tha se publikimi nuk ka për qellim të ushtroi presion, ndërsa garantoi se nuk do të këtë asnjë vendimmarrje pa u analizuar faktet dhe vërtetuar akuzat.
Rama: Nuk ka listë të zezë, nuk ka listë të asnjë lloj forme. Është thjesht një raport komentesh. Për ata që janë të interesuar të lexojnë raportin e komenteve. Kush e interpreton këtë si një metodë të re dhe një instrument që ne do të vëmë në lëvizje një klimë terrori nuk ka parë asgjë. Ne nuk do të shfrytëzojmë asnjë pakënaqësi, apo ankesë të pa argumentuar për t?i rënë në qafë askujt.
Rama, tha se qëllimi i dëgjesave me qytetarët është që shteti të jete ne funksion të tyre, ndaj kishte nje paralajmërim për çdo zyrtarë të administratës.
Rama: Do të kenë mbrapa një ushtri të tërë me persona që do të bëjnë gjithë punën verifikuese, argumentuese ligjore për të çuar aty ku kanë vendin të gjithë ata zyrtarë që sillen me qytetarët si harbut.
Rama ironizoi partine demokratike dhe lëvizjen socilsite per integrim duke theksuar se tani që vettingu filloi, do të bashkohen ne nje kolacion te gjere opozitarë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-ironizon-pd-lsi-tani-qe-nisi-vettingu-do-bejne-koalicion/

Recommended