Ora News - Vettingu i politikanëve, Demalia: Ta bëjnë vetë shqiptarët! S'ka institucione

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Analisti Ilir Demalia shprehu shqetësimin se në Shqipëri nuk ka institucione. Në një lidhje me skype për Ora News, ai tha se vettingun e politikanëve duhet ta bëjnë vetë shqiptarët. Referuar ambasadorit Amerikan Donald Lu, i cili u angazhua maksimalisht në procesin e reformës në drejtësi, në fund para largimit nga Shqipëria foli mirë për të gjithë politikanët.

Ilir Demalia: Unë nuk e kuptoj se humbim kohë kot, duhet prerë që në fillim. A u fol për vettingun e gjyqtarëve. Çfarë kemi arritur?! Lu-ja u largua nga Shqipëria, e patë, ai Lu-ja që në foli me të madhe u takua me të gjithë, tha më vjen keq që nuk janë kapur. Foli mirë për Ramën, foli mirë për Bashën, foli mirë për Berishë mbaroi punët e veta, Lu-ja ikën në shtëpi të vet, shqiptarët janë ata që vuajnë. Pra janë shqiptarët vetë që duhet ta zgjidhin çështjen. E para duhet të ngrejnë institucionet. Vettingu, qoftë pastrimi i politikanëve, qoftë pastrimi i gjyqtarëve nuk bëhet me pleniume, si dikur pleniumi i komitetit qendror që merrte vendime për të dënuar njerëz, anëtarë të Byrosë. Në demokraci ka institucione. Ku është KLSH?! Ç'punë ka bërë ai që po largohet tani nga KLSH, Leskaj?! E kupton çfarë katastrofash janë me paratë e shtetit.

Unë them që këtu duke ngritur këto organizma që duan të bëjnë këta për pastrimin e politikanëve këtu tregojnë që nuk kanë funksionuar institucionet gjatë këtyre viteve, institucionet kanë qenë jashtë loje. Pse ndodh kjo?! Sepse çdo kush që vjen në pushtet në Shqipëri mundohet të kontrollojë institucionet, ti përdore ato për interesa të tij dhë partisë së tij për të ndenjtur në pushtet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vettingu-i-politikaneve-demalia-ta-bejne-vete-shqiptaret-ska-institucione

Recommended