Ora News - Astrit Patozi: I gatshëm të garoj për kryetar të PD, Basha të dorëhiqet

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi shpalli sot garën për kryetar të Partisë Demokratike, duke vendosur edhe disa kushte.
Një prej tyre, është dorëheqja dhe jo ngritja e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të cilën Patozi tha se duhet të jetë i barabartë me të gjithë kandidatët e tjerë.
?Jam këtu sot që të marr të gjitha përgjegjësitë e mia. I mbështetur nga një numër shumë i madh anëtarësh, deklaroj se jam i gatshëm të kandidoj si kryetar i PD-së në rast se ka garanci për zgjedhje të ndershme?, tha Patozi nga selia e PD.
?Ftoj zt.Basha që të ndalë mbi ambicien e tij personale dhe të vërë përpara interesin e Partisë Demokratike?, tha gjithashtu Patozi.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/astrit-patozi-i-gatshem-te-garoj-per-kryetar-te-pd-basha-te-dorehiqet/

Recommended