Top News - Odihr për kërkesën e PD/ ‘Jemi të gatshëm të kontribuojmë’
  • 3 years ago
Reforma Zgjedhore ka mbetur pezull për shkak të mosdakortësisë së aktorëve politikë sa i takon dy cështjeve të nxehta, hapjes së listave dhe formulës së koalicioneve. Opozita jo parlamentare këmbëngul në marrjen e ekspertizës së OHDIR, por socialistët kërkojnë që më parë të hartohen draftet e më pas të merret mendimi ndërkombëtar. Top Channel pyeti zyrën e OHDIR në Varshavë lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike dhe në përgjigjen që mori thuhet se ?ODIHR mbështeti punën e Komisonit Parlamentar Ad-Hoc dhe Këshillit Politik përpara miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor këtë verë. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të mbështesim Këshillin dhe shpresojmë të marrim detaje në lidhje me aktivitetet e këtij Këshilli dhe se si mund të jepim një ndihme konkrete. ODIHR mbetet i gatshëm të mbështesë Shqipërinë në adresimin e rekomandimeve tona zgjedhore?, mbyllet reagimi i zyrës së OHDIR. Mazhoranca i ka lënë afat PD-LSI ditën e premte për dorëzimin e propozimeve sa i takon koalicioneve zgjedhore, pragut elektoral dhe hapjes së listave në të kundërt Parlamenti është sovran, ka deklaruar i mandatuari socialist në Këshillin Politik Damian Gjiknuri.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Odihr#TopChannel
Recommended