Ora News – Mbi 1 milion shtetas të huaj hynë në Shqipëri në 5 muaj

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pesë muajt e parë të vitit 2017 duket se kanë përballuar një numër në rritje të shtetasve të huaj të ardhur në Shqipëri. Kështu flasin shifrat e Institutit të Statistikave, sipas të cilave kanë hyrë mbi 1 mln të huaj, ndërsa në rritje ka qënë edhe numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria. Në janar maj dolën 1mln 822 mijë shqiptare nga territori.
Një milion e 300 mijë shtetas të huaj kanë hyrë në vendin tonë në pesë muaj të këtij viti dhe rritja krahasuar me 5 muajt e 2016 është 9.5%.
Të dhënat zyrtare të INSTAT shprehin se vetëm në muajin maj kanë hyrë 721 shtetas të huaj dhe shqiptarë, ndërsa kanë dalë 789 mijë.
Por në rritje rezulton edhe numri i shtetasve shqiptarë të larguar nga territori i vendit, ku në 5 muaj kanë dalë 1 milion 882 mijë shqiptarë.
E ndërsa përkon edhe me muajin e fushatës, në maj është ulur numri i vizitorëve të huaj të ardhur në Shqipëri me 7.8%, duke arritur në 134 mijë vizitorë në maj për qëllime pushimi dhe vizita ditore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/mbi-1-milion-shtetas-te-huaj-hyne-ne-shqiperi-ne-5-muaj/

Recommended