Ora News - Zbulohet grupi i hajdutëve, në 5 muaj kanë kryer 7 vjedhje me dhunë
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Shkodrës ka zbuluar një grup kriminal të cilët kryenin vjedhje me dhunë. Në pranga u vu një person, ndërsa tre të tjerë u shpallën në kërkim. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer 7 vjedhje në 5 muaj.
Blutë e Shkodrës thonë se ?pas një punë profesionale hetimore disa mujore, kanë finalizuar me sukses operacionin ?MISSING GIFT? ku si rezultat i tij është bërë i mundur dokumentimi me prova ligjore i autorësisë së disa vjedhjeve me dhunë në Shkodër .
Në pranga u vu shtetasi Klodian Sinaj, 28 vjeç, banues në Shkodër i dënuar më parë për veprat penale ? Vjedhje? dhe ? Armëmbajtje pa leje?. Gjithashtu u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve O. M, 28 vjeç, T. T. 61 vjeç dhe K.T, 34 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.?
Policia thotë se Klodjan Sinaj në bashkëpunim me 28-vjeçarin O.M kryenin vjedhjet dhe më pas i shisnin ato në dyqanin e shtetasve T.T dhe K.T.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zbulohet-grupi-i-hajduteve-ne-5-muaj-kane-kryer-7-vjedhje-me-dhune/
Recommended