Ora News – Presidenti i Kukësit, Gjici: Jemi të favorizuar, short i lehtë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas shortit të hedhur në Zvicër i cili vendosi përballë Kukësit në eliminatoret e Ligës së Kampionëve skuadrën moldave të Sherif Tiraspolit, presidenti i klubit kuksian Safet Gjici shprehet se ky short mund të konsiderohet i lehtë dhe favorizon kampionët e Shqipërisë.

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës për të përcaktuar raundin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve, është përjetuar me shumë emocione nga presidenti i klubit kampion të Shqipërisë Safet Gjici. Në fund përcaktimi ka qënë pozitiv për numrin 1 të bluve. Gjici pavarësisht se vlerëson moldavët e Sherif Tiraspolit shprehet se ndjehet i përkëdhelur nga ky short i lehtë që favorizon skuadrën kuksiane.

Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/presidenti-i-kukesit-gjici-jemi-te-favorizuar-short-i-lehte/

Recommended