Ora News - Gjici: Rroca është i Kukësit, ju tregoj situatën me Shkurtaj

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Presidenti i Kukësit, Safet Gjici ka pohuar akordin me skuadrën e Luftëtarit për Vasil Shkurtaj. I ftuar në Fair Play nga Enkeleida Zeko, numri 1 i verilindorëve deklaroi:

"Eshtë e vërtetë. Me Rrocën e kemi mbyllur kontratën me të, natyrisht dhe me marrëveshjen e skuadrës së Gjirokastrës. Kemi mbyllur marrëveshjen për kartonin e Shkurtaj dhe jemi në kontakte për kushtet e kontratës së lojtarit tashmë. Jemi në përfundim dhe besoj se në këto 2-3 ditë mund të mbyllim gjithçka. Natyrisht kampionati është i fortë këtë vit. Është konkurues. Po të shikojsh dhe tabelën tregon qartë që ky kampionat, të 6 skuadrat e para janë aty-aty. Megjithatë është herët për të folur, por mendoj se faza e 3-të dhe e 4-ën do të jetë akoma më e fortë se tani, por ne po marrim masa që të forcojmë ekipin.."-tha Gjici.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/gjici-rroca-eshte-i-kukesit-iu-tregoj-situaten-me-shkurtaj

Recommended