Ora News - "Rrëfehet" Blendi Nallbani: Ju tregoj si komentohet derbi në dy kampet

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Analiza e Blendi Nallbanit për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit është gjithmonë interesante për vetë faktin se ish-portieri i kombëtares shqiptare të futbollit është aktivizuar me të dy skuadrat.

"Është një ndeshje shumë e fortë. Është një derbi historik që në kohën që është krijuar dhe federata e futbollit. Këto dy ekipe i kanë dhënë tonin edhe futbollit tonë."

Por cili ekip vjen favorit në këtë takim, Nallbani komenton:

"Se kush është favorit nuk mund ta them dot, pasi janë dy ekipe që kanë harxhuar shumë edhe në buxhet. Refik Halili dhe Gaz Demi kanë bërë shumë në ndihmë të këtyre skuadrave, duke bërë blerje të bujshme dhe nuk kanë marrë atë që kishin synim. Klubet nuk janë ato të para disa viteve, ku Tirana dhe Partizani merrnin pjesë në Kupat e Evropës dhe fitonin edhe trofe. Si favor nuk mund të zgjedh pasi nuk më takon mua të flas, pasi kam qënë pjesë e të dy klubeve. Kam dëshirë që të bëhet ai derbi i fortë. Shyqyr që u rikthye Tirana në Kategorinë Superiore që të rikthehet derbi për tifozët edhe për ne, ish-lojtarët."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rrefehet-blendi-nallbani-ju-tregoj-si-komentohet-derbi-ne-dy-kampet

Recommended