Ora News – Basha garanton: Nuk do të bëj koalicion as me PS dhe as me LSI

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Berati kryetari i PD, Lulzim Basha dhe një mesazh të qartë: Nuk do të ketë koalicion me PS dhe as me LSI. Qytetarëve ai ju kërkoi të përmbysin me votë Republikën e vjetër të keqqeverisjes.
Basha: Ti japim fund, jot ë bëjmë Pazar me republikën e vjetër, as me Ramën as me Metën, por ti japim fund Republikës së vjetër dhe për këtë duhet maksimalizimi i bashkimit të madhe të qytetarëve. Ndaj dua sot tju kërkoj që kështu sic keni besuar në këto 110 ditë që nga fillimi i lëvizjes popullore të 18 shkurtit, mos dëgjoni sirenat që ju flasin për pazare, për koalicione. Jo do e bëjë koalicionin me këtë, jo do e bëjë me atë. Tani Republika e vjetër e di si është bërë apo jo? Nuk kanë pikë turpi kanë mbetur në derë të Republikës së re duke kërkuar dorën. Si thoni t?ia japim apo jo? Këtë, brrylin në 25 qershor se grushtin e morën. Republika e re nuk ka nevojë për pazare. Është e qytetarëve kjo lëvizje dhe unë nuk e tradhëtoj kurrë sic ju dhashë fjalën në 18 shkurt. Le të dalim masivisht, sepse kjo beteje nuk bëhët as për të bërë Pazar me Ramën dhe Metën, kjo betëjë bëhet për shqiptarët.
Basha u ndal edhe tek takimi me Trump, i cili tha se është frymëzimi. Ashtu si Trump ia doli të fitojë kundër estabilishmentit politik, ashtu do të fitojë edhe PD në 25 qershor u shpreh Basha.
Basha: Donald Trump që pata nderin ta takoj e ti them që është një burim i madh frymëzimi për lëvizjen tonë, për ti kthyer Shqipërinë shqiptarëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-republika-e-vjeter-po-i-kerkon-doren-republikes-se-re/

Recommended