Ora News – Monitorimi për kanabis, nuk evidentohen të mbjella në qarkun e Dibrës

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qarku i Dibrës ishte stacioni i radhës i policisë për të monitoruar nga ajri parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike.
Efektiveve të policisë, u ishin bashkuar edhe Inspektorati i Policisë Pyjore, ndërsa zonat ku u krye kontrolli ishin Burreli, Bulqiza, Lura, Dibra e Peshkopia.
Për rreth 90 minuta helikopteri i policisë ka përshkruar të gjithë zonën ku të paktën nga ajri nuk evidentua asnjë parcelë e mbjellë.
Drejtori për hetimin e krimeve në policisë Josif Shtëmbari thotë se monitorimi ka nisur që prej një muaji, ndërsa janë të pakta vendet ku ka rezultuar këtë vit kultivimi i kësaj bime
Shtëmbari: Në Qarkun e Vlorës janë identifikuar disa parcela të vogla, por të kufizuara. Kemi patur në zonën e Krujës, në numër të kufizuar por përsëri janë asgjësuar.
Zyrtari i Lartë i Policisë siguron se monitorimi do te vijoje edhe gjatë ditëve të fushatës zgjedhore pavarësisht angazhimeve të tjera të policisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/monitorimi-per-kanabis-nuk-evidentohen-te-mbjella-ne-qarkun-e-dibres/

Recommended