Ora News – Ankesa e Greqisë për gurët “Filati” te “Skëndërbej”, Idrizi: Ndërhyrje e ulët

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pllakat e gurëve nga Filati në Çamëri në Sheshin ?Skëndërbej? është shndërruar në përplasjen e radhës mes PDIU dhe Greqisë.
Në një deklaratë për mediat, Partia Drejtësie Intergim dhe Unitet bën të ditur se nga ambasadorja e Greqisë ka patur një ankim për bashkinë e Tiranës për vendosjen e gurëve me etiketimin Filati në sheshin që pritet të inaugurohet së shpejtit.
Shpëtim Idrizi e quan këtë një ndërhyrje të ulët në punët e brendshme të Shqipërisë dhe një fyerje ndaj historisë dhe kombit shqiptarë.
Idrizi thekson se në shesh janë vendosur pllaka nga të gjithë trojet e vendit, dhe Çamëria nuk mund të ishte pjesë e mohueshme e kombit shqiptarë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ankesa-e-greqise-per-guret-filati-te-skenderbej-idrizi-nderhyrjet-e-ulet/

Recommended