Report TV - Dibër, helmohen 100 persona mes tyre 50 fëmijë, 45 në spital

  • 7 years ago
DIBER-Rreth 100 persona, mes tyre 50 fëmijë janë helmuar në Peshkopi.

Ngjarja është regjistruar në qytetin e Peshkopisë ku spitali rajonal është populluar prej 3 ditësh nga pacientë të rritur e të mitur me dhimbje të forta në bark e të vjella.

Aktualisht numri i të shtruarve në spital është 45 persona, 15 prej tyre fëmije.

Nga informacionet që vijnë nga spitali rezulton se 50 prej të helmuarve janë fëmijë ku 15 prej tyre janë hospitalizuar dhe pjesa tjetër janë larguar për t'u trajtuar në shtëpi.

Recommended