Report TV - Dibër, helmohen 100 persona mes tyre 50 fëmijë, flet drejtori spitalit

  • 7 years ago
DIBER-Rreth 100 persona, mes tyre 50 fëmijë janë helmuar në Peshkopi.

Ngjarja është regjistruar në qytetin e Peshkopisë ku spitali rajonal është populluar prej 3 ditësh nga pacientë të rritur e të mitur me dhimbje të forta në bark e të vjella.

Aktualisht numri i të shtruarve në spital është 45 persona, 15 prej tyre fëmije.

Nga informacionet që vijnë nga spitali rezulton se 50 prej të helmuarve janë fëmijë ku 15 prej tyre janë hospitalizuar dhe pjesa tjetër janë larguar për t'u trajtuar në shtëpi.Drejtori i Spitalit te Peshkopise: Shkaku pas analizave
Beqir Bici, drejtori i spitalit rajonal të Peshkopisë sqaron për Shqiptarja.com se bëhet fjalë për raste intoksikimi me burim ende të pashpjegueshëm. Sipas tij, dhjetra persona prej disa ditësh janë paraqitur në spital dhe simptomat kanë qenë të njëjta, dhimbje barku, të vjella, diarre, marrjen mendsh. Por Bici siguron se situata për momentin është në monitorim të plotë dhe po bëhen analizat për të gjetur shkakun e vërtetë të helmimit.

Recommended