Ora News – Raporti, Shqipëria prodhues dhe rrugë kryesore e trafikimit të kanabisit

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria po kthehet në rrugë kryesore për trafikimin e drogërave në BE. Alarmi në raportin e Bashkimit Evropian për lëndët narkotike.
2017 e gjen Shqipërinë vend prodhues të kanabisit dhe rrugë kryesore e trafikimit të lëndëve narkotike në Europë.
Qendra Europiane e Monitorimit të Drogave dhe Varësisë nga Droga, me seli në Lisbonë në raportin e këtij viti shkruan se rrugët e trafikut të drogërave kanë ndryshuar me hyrjen e vendit tonë në tregun e trafikut dhe kultivimit të kanabisit.
Duke e cilësuar si vend jashtë Bashkimit Europian, raporti ngre shqetësimin për këtë fenomen, pasi vendi unë nuk ka qenë vitin e shkuar pjesë e këtij raporti.
?Raportet e fundit e vënë theksin në ndryshimet në rrugën e trafikut të narkotikëve, me rritje të trafikut si të barit të kanabisit ashtu dhe vajit të kanabisit nga Ballkani Perëndimor, veçanërisht Shqipëria, e lidhur me rritjen e kultivimit të kanabisit në këto vende?, thuhet në raport.
Në hartat e publikuara nga raporti, shihet që Shqipëria ndodhet si në rrugën e trafikut të barit të kanabisit, ashtu dhe të vajit të kanabisit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/raporti-per-2017-shqiperia-rruge-kryesore-e-trafikimit-te-narkotikeve/

Recommended