Ora News – Vettingu, seanca e parë me kandidatët që nuk përmbushin kriteret

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni ad-hoc për vlerësimin e kandidatëve që do të përbëjnë organet e vettingut përmbylli seancën e parë dëgjimore me 107 kandidatët që nuk kanë plotësuar kriteret formale, ligjore për të qenë pjesë e këtyre institucioneve.
Gjatë seancës komisioni mori parasysh disa ankesa nga kandidatët dhe u kërkoi të paraqesin dokumente shtesë. Ndërkohë shumica e kandidatëve ishin të vetëdijshëm që s?i plotësonin kriteret dhe nuk paraqitën asnjë ankesë.
Gjatë seancës kishte dhe kandidatë që ONM kishte dhënë rekomandim negativ por që nuk paraqiste asnjë dokument për nxjerrjen e këtij konkluzioni.
Ndërkaq përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi, është shprehur se kandidatët duhet të njihen me arsyet se pse ONM nuk i ka kualifikuar.
?Në vend të ONM kemi një shkresë pa përgjigje nga delegacioni i BE në Tiranë. Kandidatët duhet të njihen me arsyet pse ONM nuk i ka kualifikuar?.
Anëtari i opozitës Flamur Noka pas dëgjesave shprehu konsideratë për personat që kishin aplikuar për institucionet e vettingut.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/organet-e-vettingut-ne-1000-seanca-e-pare-degjimore-me-aplikantet/

Recommended