PD: Kandidatet e KLGJ dhe KLP nuk permbushin kriteret

  • 6 years ago
Një ditë pas nën/komisioni Ad Hoc përzgjodhi me short 10 anëtarë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe atë të Gjyqësorit, demokratët e cilësojnë të delegjitimuar procesin.

Oerd Bylykbashi dhe Gazmend Bardhi denoncuan me prova pesë nga kandidatët që sipas tyre janë në shkelje të përmbushjes së kritereve ligjore dhe rekomandimeve të Opereacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

?Zoti Altin Hazizaj është i dënuar dy herë me vendim të formës së prerë për dy vepra penale; përfshihet në fushën e veprimit të ligjit të dekriminalizimit. Sokol Lamaj nuk ka vërtetimin për shlyerjen e detyrimeve tatimore, që është shkelje flagrante për kriteret e kandidateve që vijnë nga avokatia. Ndaj tij janë marrë masa administrative për mospagesën e rregullt të tatimeve. ONM ka konstatuar se Ilir Panda ka qenë i përfshire në nivele të larta politike, çka ligji e ndalon; Kozma Jano i datëlindjes 1956 ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin ?telefoni.?; Alfred Balla nuk është i angazhuar në pesë vitet e fundit në shoqërinë civile.?

?Mjafton një kandidat që të mos përmbushë kushtet dhe lista prej 10 kandidatësh që i çohet për një votim ?po? ose ?jo? Kuvendit, delegjitimon të tërë listën.?

Pas kësaj procedure demokratët thonë se qëndron kapja e sistemit të drejtësisë nga kryeministri Rama.

?Nëse kemi një sistem të kapur, peshqit e mëdhenj të korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë e pamundur të vihen para drejtësisë dhe më pas të burgosen?, tha Bylykbashi.

Me këtë qëndrim të mbajtur nga Partia Demokratike ka pak shanse që kjo liste të miratohet në Parlament pasi ajo kërkon votën e 94 deputetëve. Nënkomisioni parlamentar duhet të dërgojë një listë të dytë të nxjerrë nga shorti dhe nëse edhe kjo rrëzohet miratohet automatikisht një listë e tretë me kandidatë për KLP dhe KLGJ.

Tv Klan