Ora News - Çahet tubacioni i kondicionerit, evakuohen punonjësit e ALUIZNI-t Durrës

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një alarm për rrjedhje gazi në zyrat e Aluizni-t në Durrës ka angazhuar prokurorinë, policinë dhe zjarrfiksen e qytetit. Fillimisht ka qenë drejtoria e policisë së qarkut Durrës, që është njoftuar nga punonjës të Aluiznit për prani të një erës kutërbuese në mjediset e zyrave.
Drejtori i Aluiznit Flamur Gjuzi pohon se punonjësit kanë pasur shqetësim në frymëmarrje ndaj ambientet u evakuuan, por askush nuk pati probleme të mëtejshme shëndetësore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/cahet-tubacioni-i-kondicionerit-evakuohen-punonjesit-e-aluizni-t-durres/

Recommended