Ora News – Takimi i partive, Hafizi: Rama ishte vetëm përballë gjithë atyre burrave

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputetja e Partisë Libra, Mimoza Hafizi e ftuar në Arena nga Dritan Hila në Ora News, thotë se të gjithë kryetarët e partive në mbledhjen e mbrëmshme ishin dakord për marrëveshjen përveç Ramës.
Sipas saj, kryeministri ishte i detyruar të pranonte marrëveshjen.
Pjesë nga biseda:
Hafizi: Ishin të gjithë ata burra që ranë dakord që përveç zt.Rama që duhej miratuar një marrëveshje në mënyrë që opozita e çadrës duhej futur në zgjedhje. Duke njohur zt.Rama që nga PS-ja dhe duke e ditur që kur ai ndodhet keq ai kryen disa lëvizje të paparashikuara, që ndonjëherë janë shumë të dëmshme, shpresoj qëp kjo marrëveshje të mos jetë në këtë kategori.
Çdo herë kur kapej me shkelje, ai improvizonte diçka që përkeqësonte situatën. Zt.Rama ishte në situatë të vështirë dhe ishte i detyruar të bënte këtë lëvizje. Kam mendimin që zt.Rama të futej në zgjedhje pa opozitën. Ky është mendimi im dhe prandaj ne kemi insistuar fortë prej 4 muajsh në Parlament për ta shmangur këtë rrezik. Kemi kërkuar që të mos kishim një Parlament me një kolor, monist ashtu sikurse Rama ëndërronte. Kjo nuk ndodhi fatmirësisht.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/takimi-i-partive-hafizi-rama-ishte-vetem-perballe-gjithe-atyre-burrave/

Recommended