Report TV - Shpenzimet e partive të vogla, sa para hodhën Blushi,Hafizi e Ndocaj në fushatë

  • 6 years ago
Kryetari i LIBRA-s Ben Blushi dhe ish-deputetja Mimoza Hafizi, të cilët janë përfshirë në një hulli përplasjesh ditët e fundit, kanë kontribuar personalisht vetëm me nga 4 mijë lekë në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit 2017, për llogari të partisë së tyre. Shqiptarja.com zbardh raportin e shpenzimeve për fushatë të LIBRA-s, ku reflektohet edhe kontributi individual i Blushit dhe Hafizit. Këta dy të fundit, sipas raportit, kanë kontribuar në fushatë me nga 4 000 lekë secili. Ndërkaq, kontribut nga persona të tjerë fizikë LIBRA deklaron shumat 1,500 lekë, 2,000 lekë, 7,600 lekë, 3,000 lekë, 8,000 lekë, 3,000 lekë, 4,000 lekë, 4,000 lekë, 1,000 lekë, 2,000 lekë, 300 lekë dhe 69,900 lekë.