Ora News – Policia i kërkon prokurorisë të hetojë për prishjen e zgjedhjeve

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia I kerkon prokurorisë të hetohet për dyshimet se në datën 7 maj do të pengohen zgjedhjet e parakohshme për bashkinë e Kavajës. Si material referues policia ka përcjellë qëndrimin publik të opozitës për mbajtjen e një proteste kombëtare që do të nisë në datën 6 maj dhe të zgjasë edhe gjatë ditës së votimeve në Kavajë
Tirane- Policia kërkon nga prokuroria të hetojë Partinë Demokratike në lidhje me deklaratat publike për protestën masive të thirrur në 7 maj, ditën kur zhvillohen zgjedhjet lokale në Bashkinë e Kavajës.
Sipas policisë, PD-ja dhe zyrtarët e saj në deklarata kanë bërë ?thirrje publike për veprime të dhunshme? dhe po tentojnë të ?pengojnë subjektet gjatë zgjedhjeve?.
Sipas materialit referues, që po verifikohet nga prokurori i çështjes , thuhet se Partia Demokratike nëpërmjet metodave të ndryshme dhe deklaratave publike po tenton të dëmtojë zgjedhjet lokale në Bashkinë e Kavajës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/policia-i-kerkon-prokurorise-te-hetoje-per-prishjen-e-zgjedhjeve/

Recommended