Report TV - PD:Regjistrimi i listave në KQZ sot i paligjshëm,afati skadoi në 00:00

  • 7 years ago
TIRANE- "Afati i regjistrimit të listave të deputetëve në KQZ ka përfunduar që në mesnatë, çdo regjistrim që bëhet sot është i paligjshëm", është shprehur Oerd Bylikbashi.

Deputeti demokrat kja nënvizuar se çdo tentativë për të ndryshuar Kodin Zgjedhor është e paligjshme.

"Kodi Zgjedhor është shumë i qartë, listat regjistrohen jo me vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve. Dita e 50 është sot dhe për rrjedhojë që sot regjistrimi është i paligjshëm, afati skadoi mbrëmë në orën 00:00. KQZ nuk ka asnjë mundësi të regjistrojë më lista. Askush nuk ka mundësi të ndryshojë Kodin Zgjedhor dhe nëse e bën do ketë paligjshmëri. Nga sot askush nuk regjistron dot më lista", tha Bylikbashi.

Recommended