KQZ: Afati i fundit per dorezimin e listave zgjedhore - (22 Gusht 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Ministria e Pushtetit Lokal ka dorëzuar sot pasdite pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, listën e votuesve shqiptarë. Numri i përcaktuar deri tani është 2 milion e 300 mijë votues, përfshij këtu edhe 400 mijë emigrantë. Megjithatë do të vazhdojë verifikimi nga komisionet zgjedhore vendore.

Zëvendës ministri i Pushtetit Lokal Blendi Klosi bëri thirrje për t?u regjistruar dhe ata që mund të kenë mbetur jashtë këtyre listave.

Blendi Klosi:- ?Mendojmë se tashmë i duhet thirrur ndërgjegjes qytetare të çdo votuesi shqiptar, për të gjetur veten e tij në lista dhe për të bërë pranë komisioneve zgjedhore të qeverisjes vendore, pra KZQV që mendojmë që do të ngrihen javën që vjen, vërejtjet dhe ndryshimet e mundshme në listat e votimit?.

Paraqitja e listave të votuesit, do të thotë më shumë punë për KQZ.

Anëtari i KQZ:- ?Kanë dorëzuar listat tre ditë përpara afatit të parashikuar. Sipas kodit zgjedhor këto duhet të dorëzoheshin në datën 25 Gusht?

Gazetarja:- Çdo të thotë dorëzimi i listave, më shumë punë, çfarë sjellë për KQZ?

Anëtari i KQZ:- ?Dorëzimi i listave do të thotë, që votuesit shqiptarë do të kenë mundësi që me shpalljen e këtyre listave paraprake të bëjnë korrigjimet e mundshme dhe të rishikohen këto lista?.

Në këto kushte është i domosdoshëm krijimi i komisioneve vendore, të cilat do të bëjnë verifikimin e listave. Deri tani gjashtë parti politike, kanë dorëzuar emrat e anëtarëve të komisioneve lokale, pritet vetëm Partia Demokratike./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended