KQZ kerkon fond nga qeveria per zgjedhjet e 1 tetorit (10 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
KQZ i ka kërkuar sot zyrtarisht Ministrisë së Financave një fond prej 1 milion dollarësh për financimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri. Ndërkohë 29 parti politike janë pranuar deri tani nga ky komision për të konkuruar në zgjedhjet lokale të 1 tetorit nga 37 parti politike që kanë bërë dorëzimin e dokumentacionit.
Në listën e të regjistruarve deri tani mungon Partia Demokratike si dhe koalicionet. Krahas socialistëve dhe demokristianëve figurojnë parti të tilla si Lidhja Fshatare, Partia Centriste, Partia e Emigracionit dhe Partia Forca Albania. Pas kontestimeve të opozitës KQZ-ja ka miratua mbrëmë udhëzimin për rishikimin e listave paraprake të zgjedhësve.Në lidhje me këtë vendim, anëtari i këtij komisioni Shahin Biba u shpreh:
"Komisioni sipas kodit zgjedhor do t'i shikojë listat, do t'i riprodhojë dhe do t'i dërgojë në organet kompetente ku midis të tjerëve një kopje kanë të drejtë t'a marrin partitë e regjistruara, një kopje do t'u shkojë komisioneve zgjedhore të cilat 17 ditë sa parashikon kodi do të bëjnë rishikimin dhe sipas kodit zgjedhor kanë të drejtë të krijojnë dhe grupe pune në bashkitë e mëdha për një verifikim sa më të saktë për të qenë sa më transparent për publikun ndaj çdo ankese që ata kanë për regjistrimin."/tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended