KQZ rrëzon Idajet Beqirin: Uniteti Kombëtar nuk çregjistrohet nga zgjedhjet!

  • 5 years ago
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi kërkesën e kryetarit të Unitetit Kombëtar, Idajet Beqiri, parti pjesëmarrëse në zgjedhjet e 30 qershorit, për të çregjistuar partinë nga zgjedhjet dhe të heqë emrin e saj nga listat për kryebashkiakë dhe këshilltarë. Idajet Beqiri argumentoi në kërkesën dërguar KQZ-së, se zgjedhjet janë anuluar me dekret të presidentit, i cili është botuar në Fletoren zyrtare dhe ka hyrë në fuqi. Nga një analizë që partia e tij i ka bërë dekretit, ai thotë se është antikushtetues, por është i detyruar të ndjekë vullnetin e forumeve të larta të partisë që duan të çregjistrohen nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Recommended