PD dorezon ne KQZ, listat e anetareve te komisioneve vendore - (23 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Partia Demokratike më në fund ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat me emrat e anëtarëve të komisioneve vendore. Partia Demokratike është partia e fundit që ka dorëzuar këto lista duke i hapur rrugë krijimit të komisioneve vendore.

Por burime brenda KQZ-së konfirmojnë se Partia Demokratike, nuk i ka dorëzuar listat e plota. Ajo ka paraqitur vetëm një pjesë të emrave. Deri në fund të javës ajo do të ketë gati të gjithë emrat e anëtarëve të komisioneve vendore. Ndërkohë KQZ ka nisur sot punën për verifikimin e listave të votuesve. Pas këtij verifikimi këto lista pritet t?i kalojnë menjëherë komisioneve lokale, afati i fundit për krijimin e të cilave është fundi i javës.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, paralelisht me verifikimin e listave të votuesve dhe krijimit të komisioneve vendore, vazhdon paraqitja e kandidatëve të pavarur, numri i të cilëve ka arritur mbi 40./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended