RTV Ora - Opozita me komisionerë në zgjedhje, PD e LSI dorëzojnë listat në KQZ

  • 5 years ago
#rtvora

Opozita do të ketë komisionerët e saj në zgjedhjet e 30 qershorit edhe pse ka vendosur të mos regjistrojë kandidatë për pushtetin vendor. PD dhe LSI kanë depozituar këtë të shtunë pranë KQZ emrat e anëtarëve për 90 komisionet zonale të administrimit zgjedhor.

PD dhe LSI kanë depozituar të shtunën pranë KQZ emrat e anëtarëve për 90 komisionet zonale të administrimit zgjedhor.

Sekretari për Çështjet Zgjedhore Ivi Kaso u paraqit në KQZ bashkë me përfaqësuesin e LSI-së, për të dorëzuar listën me emrat e komisionerëve. PD dhe LSI, edhe pse nuk do të garojnë në zgjedhje kërkuan të shfrytëzojnë të drejtën ligjore për të pasur anëtarët e tyre në komisione. Ndërkohë, Komisioni Qendror shqyrtoi listat për kandidatët e këshillit bashkiak të disa partive, të cilat janë kthyer për rishqyrtim pasi kishin mungesë të dokumentacionit të listës shumë emërore në disa qarqe të vendit.

Flamur Nasupit, kandidat për këshillin bashkiak për Partinë e Gjelbër në Gramsh i është refuzuar kandidatura nga KQZ për shkak se është dënuar më herët për veprën penale ngacmim seksual dhe të dhënat e tij përfshihen brenda periudhës së ndalimit.

Në mbledhjen e të shtunës KQZ përcaktoi edhe qendrën kulturore në Gramsh dhe Livadhja për caktimin e vendit të numërimit të votave.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/opozita-me-komisionere-ne-zgjedhje-pd-e-lsi-dorezojne-listat-ne-kqz

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended