Report TV -Sot afati i fundit i aplikimit për garancinë e parë sovrane
  • 4 years ago
TIRANE-Sot është afati i fundit i aplikimit për garancinë e parë sovrane. Afati fillestar kur do të mbylleshin aplikimet për garancinë sovrane për pagat e punonjësve deri në 3 muaj ishte data 29 maj. Por Ministria e Financave duke konsideruar faktin që kishin mbetur edhe mbi 5.1 miliardë lekë pa lëvruar, në mënyrë që të ketë sa më shumë përfitues, vendosi të shtyj afatin. Në total që në miratimin e garancisë së parë sovrane në vlerën e 11 miliardë lekëve në muaj aplikuan mbi 700 biznese.
Recommended