Ora News – Kriza politike, eurodeputetët takim 80 minuta me Bashën

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ditë e ngjeshur kjo e sotmja në Tiranë. Dy eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe David McAllister ndodhen në Tiranë në përpjekje për të zgjidhur krizën politike.
Takimi në kryesinë e Kuvendit me Ramën dhe Metën ka zgjatur 60 minuta. Tani do takohen me kreun e PD-se ne seline e kesaj partie.
Ora News ndjek live gjithe zhvillimet e dites
Ora 17:35 Eurodeputetët takimin me Bashën
Ka përfunduar takimi midis kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe dy negociatorëve të Partive Popullore Evropiane Knut Fleckenstein dhe David McAllister, të cilët ndodhen në Tiranë për të ndërmjetësuar për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.
Ata kanë zhvilluar takime edhe me liderët e dy partive të tjera të mëdha, kryeministrin Rama dhe kryetarin e LSI-së, Meta.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fleckenstein-dhe-mcallister-sot-ne-tirane-vijne-me-draft-marreveshje/

Recommended