Ora News – Nis ndërtimi i rrugës “Dalip Topi”, Veliaj: Kemi investuar 11 herë më shumë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës nisi sot ndërtimin e rrugës ?Dalip Topi?, në zonën e Kodrës së Priftit në Njësinë Nr. 3, e cila i vjen në ndihmë një komuniteti të madh, i vendosur aty kryesisht pas viteve ?90.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi fillimin e punimeve të rrugës dhe siguroi qytetarët se gjatë këtij viti, institucioni që ai drejton do të ketë si prioritet kryerjen e investimeve kapilare në çdo lagje.
?Bashkia e Tiranës ka një moto: Çdo ditë nga një punë konkrete. Puna konkrete për ditën e sotme është rruga ?Dalip Topi?, e cila në fakt është një rrugë kufitare midis dy njësive të vjetra, Njësisë 3 dhe Dajtit, sot janë të dyja pjesë e Tiranës së madhe. Tirana është shtëpia e të gjithëve, do të thotë që është edhe shtëpia e tropojanëve, edhe e korçarëve, por edhe e tiranasve autoktonë. Do të thotë që me këtë shumëllojshmëri popullsie që në lagjet ku jetojmë, ajo që na bën bashkë është rregulli, rregullat komunitare, rregullat urbanistike dhe hapësirat publike që duhet t?i ndajmë me njëri-tjetrin?, tha Veliaj.
Ai deklaroi se ka marrë fund koha e ndërtimeve pa rregulla dhe se tashmë është detyrë e Bashkisë që të urbanizojë këto zona.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/nis-ndertimi-i-rruges-dalip-topi-veliaj-kemi-investuar-11-here-me-shume/

Recommended