Ora News – KQZ nuk merr vendim për kërkesën PS-LSI. Biba: Manovër politike

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

KQZ nuk merr vendim lidhur me kërkesën e PS-së dhe LSI-së për shtyrjen e afateve të regjistrimit të koalicioneve.
PS kërkoi shtyrjen me një javë të afatit të regjistrimit por PD ishte kundër.
Kundër ishin edhe disa anëtarë të KQZ-së të cilët argumentuan se prishen zgjedhjet.
Ndërkohë kreu i KQZ-se Denar Biba tha se nuk kishte pse të merrte vendim lidhur me këtë kërkesë pasi ishte tërësisht sui generis dhe nuk kishte bazë ligjore.
Denar Biba: ?Përtej 29 prill nuk ka më kohë për manovra të tilla politike. Në çfarëdolloj rethane KQZ nuk duhet dhe nuk do të ishte mirë, dhe nuk ka pse të marrë vendim të njëanshëm që do të reflektonte vetëm interesat e ngushta të një krahu politik. Nëse do të marrim një vendim për çfarëdolloj arsyesh e hipotezash, KQZ duhet të merrte një vendim gjithëpërfshirës që duhet të kënaqte interesat e popullit. Unë vlerësoj se ne nuk kemi pse të marrim vendim lidhur me këtë kërkesë. Është tërësisht suigeneris. Nuk e impenjon KQZ. Nuk ka bazë ligjore që ne të na detyrojë të marrë vendim, por KQZ nuk duhet të marrë vendim lidhur me këtë kërkesë?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kqz-vendos-sot-per-letren-e-ps-lsi-per-regjistrimin-e-koalicioneve/

Recommended