Ora News - Në ‘Volkswagen’ iu gjetën 308 gramë kokainë, arrestohet 34 vjeçari

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 34 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës, pasi është kapur me 308 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
Në pranga përfundoi Krenar Liçi, banues në kryeqytet, i cili u arrestua në flagrancë në afërsi të Kinostudios.
?Në bazë të informacioneve që disponoheshin, se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë, në zona të ndryshme të Tiranës, nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët është bërë e mundur kapja e tij në flagrancë, në afërsi të zonës së Kinostudios, ku në automjetin tip ?Volkswagen?, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 308 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë?, sqaron Policia e Tiranës.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/ne-volkswagen-iu-gjeten-308-grame-kokaine-arrestohet-34-vjecari/

Recommended