Ora News – Veliaj prezanton portalin e transparencës: Informacioni, jo më monopol

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Puna e Bashkisë së Tiranës do të jetë transparente dhe për të gjitha investimet që do të bëhen në kryeqytet do të mund të merret informacion në portalin ?Open Data?. Projektin e prezantoi vetë kryebashkiaku Veliaj, i cili tha se transparenca do të ulë kostot sepse do të na bëjë së pari më të ndjeshëm ndaj publikut që ka gjithë këtë informacion.
Të gjitha informacionet mbi investimet apo të dhëna të ndryshme për punët që kryhen në Tiranë, qytetarët mund t?i gjejnë në portalin ?Open Data?.
Teksa prezantoi projektin e ri, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj garantoi transparencë për publikun.
Veliaj: ?Shumë prej kritikëve të mi thonë na çmende me kaq informacion që na jep përditë, imagjino me kaq informacione tani. Nëse ka një akuzë që unë e pranoj me kënaqësi është kjo që më mirë të akuzohem se japim më shumë informacion se dikush ka oreks se sa të ndodhi tipikisht ajo që ka ndodhur në vende si Shqipëria, ku qeveritë kanë dhënë shumë pak informacione, çdo gjë është mbajtur e fshehtë, asnjëherë publiku nuk ka pasur dijeni se si shpenzoheshin paratë publike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-prezanton-portalin-e-transparences-ul-kostot-rrit-pjesemarrjen/

Recommended