Wake Up/ Indeksi i Transparencës: Sa informacion ka dhënë shteti gjatë 2019
  • 4 years ago
Sipas Indeksit të Transparencës për vitin 2019, të publikuar së fundmi nga Qendra Ligjore ?Res Publica?, Kryeministria renditet ndër të fundit për nivelin e ulët të transparencës ndërsa Bashkia Shkodër kryeson listën e 100 institucioneve të monitoruara. Në këtë studim u monitoruan 100 institucione të pushtetit ekzekutiv, legjislativ, gjyqësor dhe organeve të pavarura kushtetuese për periudhën nëntor 2018 - shtator 2019. Monitorimi u bë për të vlerësuar sa më shumë transparencën, jo vetëm sipas sasisë së informacionit, por kryesisht sipas cilësisë së informacionit që bëhet publik, nisur nga rëndësia dhe sensitiviteti i këtij të fundit.
Pas studimit të vitit 2018, ku institucionet kishin bërë hapa mbrapa në të drejtën e informimit, ky studim nxjerr në pah edhe një herë përkeqësimin e situatës së nivelit të informimit, neglizhencën e institucioneve në vonesat e përgjigjeve dhe mungesën e monitorimit të vazhdueshëm nga Komisioneri i të Drejtës së Informimit të institucioneve që nuk zbatojnë rëndom kërkesat minimale të ligjit për të drejtën e informimit. Institucionet që kanë të publikuar më shumë dhe më mirë informacionet zyrtare, sipas monitorimit të vazhdueshëm të programit të transparencës janë:
- Bashkia Shkodër me pikët më të larta (86 nga 100)
- Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe Komisioneri Publik (me 75 pikë, i pari ndër organet e pavarura kushtetuese)
- Komisioneri Publik
- Gjykata e Lartë me 71 pikë (e para ndër organet gjyqësore)
- Aluizni
Ndërsa institucionet me rezultatin më të ulët spikatin:
- Kryeministria e cila dallohet dhe për mungesën e kthimit të përgjigjeve në kohë të adresuara nga qytetarët (me penalitete -19)
- Bashkia Lushnje
- Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
- Prokuroria e Përgjithshme[2]


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended