Ora News – Akuzat e prokurorisë, ish-zyrtari i Tatimeve në Shkodër: Gjysmë të vërteta

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjysmë të vërteta të bëra publike nga organi i akuzës. Kështu i ka cilësuar ish-drejtori i Vlerësimit Tatimor në Shkodër Agron Ramadani akuzat e prokurorisë për favorizim rimbursimi të TVSH-së për 4 subjekte në vlerën 200 mijë euro, ku ky i fundit së bashku me drejtorin aktual të Tatimeve Hysen Hysaj dhe ish-inspektoren janë dërguar në gjykatë.
Ramadani: Referuar informacioneve të prokurorisë, sqaroj pasaktësitë apo gjysmë të vërtetat të bëra publike. Nuk janë të provuara 4 kompani private, të cilat kanë përfituar nga procesi i rimbursimeve. Po, janë 4 kompani, të cilat drejtori rajonal ka lëshuar vërtetime të rreme për fshehje borxhi, tri prej të cilave nuk kanë vlerësuar rimbursim të paligjshëm për sa kohë Agron Ramadani ishte në detyrë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/akuzat-e-prokurorise-ish-zyrtari-i-tatimeve-ne-shkoder-gjysme-te-verteta/

Recommended