Report TV - Akuzat për mashtrim, reagon kompania e dy vëllezërve indian: Ja si qëndron e vërteta

  • 5 years ago
Dy vëllezërit indianë Nitin Sandesara dhe Chetan Sandesara, që morën shtetësinë shqiptare vitin e kaluar dhe që u përfolën në media, se ishin persona të kërkuar për mashtrim kanë reaguar përmes kompanisë së tyre në Tiranë që ka invetuar në sektorin e shërbimeve dhe ndërtimit, për të sqaruar të vërtetën e gjithë historisë sipas versionit të tyre. Kompania thotë se grupi Sandesara ka një prani të madhe të biznesit në mbi 75 vende në botë. Në njoftim theksohet se në 2017 janë hetuar në Indi për mashtrim dhe pastrim parash, por kjo sipas tyre ka ndodhur për qëllime politike, ndërsa shtojnë se sipas tyre asgjë nuk është provuar dhe gjithcka është dashakeqe.

"Në vitin 2017 ekzistonte një hetim i dyshimtë për mashtrimet e bankare për kompanitë tona indiane, të hetura nga agjencitë e Qeverisë së Indisë vetëm për qëllime politike. Ky mashtrim bankar i dyshuar gjithashtu është cilësuar si pastrim parash. Këto janë të gjitha pretendimet dashakeqe, dhe asgjë nuk është provuar në gjykatë dhe në fakt të gjitha këto akuza janë kontestuar nga grupi Sandesara në gjykata të ndryshme në Indi. Përkundrazi, gjykatat ndërkombëtare kanë konsideruar tashmë se këto veprime të agjencive indiane janë të gjitha të motivuara politikisht dhe transaksionet e thjeshta komerciale janë shtrembëruar duke u quajtur si mashtrime bankare edhe pse bankat janë paguar shumë më tepër para se kredia dhe përveç kësaj kur bankat po mbajnë gjithashtu kolateralin e më shumë se një miliard dollar aktiveve të grupit Sandesara në Indi.

Recommended