RTV Ora - Do hetohen në liri inspektorët e tatimeve të arrestuar në Shkodër

  • 5 years ago
#rtvora

Gjykata e Shkodrës nxorri nga qelia dhe i vendosi në hetim në gjendje të lirë dy inspektorët e taksave të bashkisë së Shkodrës të arrestuar fundjavën e kaluar me akuzën e korrupsionit, ashtu siç bëri edhe pak ditë më parë me dy kolegë të tjerë.

Përpara trupës gjykuese, Idlir Dibra dhe Gege Nika mohuan akuzat e prokurorisë, si dhe sqaruan proçedurën e punës së inspektorëve të bashkisë, duke mohuar favorizimin ndaj hoteleve kundrejt rryshfetit.

Arrestimet e punonjësve të bashkisë ngjallën edhe reagimin e kryebashkiakes në Ikje Voltana Ademi. Duke mbështetur e inkurajuar luftën ndaj korrupsionit në cdo nivel, Ademi i cilëson arrestimet rikthim në vitin 1945.

"Ashtu si në vitin 1945, parashikohej se Shkodra do të provonte sërish arrestimet e burgosjet politike. Edhe arrestimet e ditëve të fundit në Shkodër, fatkeqësisht po vërtetojnë atë. Edi Rama po tenton të tërheqë vëmendjen nga kriza e thellë dhe e gjithanshme ku ai dhe banda e tij kriminale e ka zhytur vendin. "

Megjithatë bashkia Shkoder e ka një shprese dhe ajo është drejtësia.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/do-hetohen-ne-liri-inspektoret-e-tatimeve-te-arrestuar-ne-shkoder

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended