Ora News – Meta krah Veliajt: S’di për koalicionin e madh, por i Tiranës punon shumë mirë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ilir Meta u shfaq krah Erion Veliaj gjatë inaugurimi rruge në Zall-Herr për të konfirmuar marrëdhënien e veçantë që ka me kryebashkiakun. Ndryshe nga qëndrimi sa i takon koalicionit për zgjedhje, për gazetarët Meta ishte i qartë në raportin me Veliaj, përforcuar edhe nga kryebashkiaku gjatë fjalës së tij
Meta: Këtë kolaicionin e madh unë nuk e di se ça bëhet, sepse ato janë punët e forumeve dhe smerrem me atë punë, po ky koalicioni i Tiranës po punon shumë mirë.
Veliaj: Shumë i nderuar sot që na është bashkuar në këtë ceremoni kryetari i Kuvendit, miku im Ilir Meta. Jashtëzakonisht inkurajues për shumë prej transformimeve që ne kemi sot në Tiranë. Disa vendime të rëndësishme kërkojnë konsensus më të madh sesa vetëm një parti sado e madhe qoftë ajo.
Për çështjen e Presidentit kryetari i LSI tha se ka vetëm një emër, konsensus. Por burime për Ora Neës thanë se në raundin e parë nuk pritet të ketë emër për votim.
Meta: Shqipëria pa dyshim do ketë President dhe duhet të punojmë që të jetë një presidentet konsensual. Emri është vetëm konsensusi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-krah-veliajt-sdi-per-koalicionin-e-madh-por-i-tiranes-punon-shume-mire/

Recommended