Report TV -Izolimi i Shullazit dhe grupit në '41-bis', avokati: Punon në burg dhe ka sjellje të mirë
  • 3 years ago
TIRANË- Ashtu siç e kishte paralajmëruar avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçi ka ankimuar vendimin për izolimin e klientit të tij në qelitë e posaçme '41-bis'. Në dokumentin e siguruar nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta avokati ka listuar arsyet se përse nuk është dakord me vendimin e ministrisë së Drejtësisë, sipas së cilit ka një sërë shkeljesh. Në 14 faqe, Meçi argumenton se Shullazi nuk ka statusin e të dënuarit, e për pasojë nuk mund të izolohet në burgjet e sigurisë së lartë. Ndalur në një paragraf të këtij dokumenti, avokati citon Ministrisë së Drejtësisë ku thotë se "Emiljano Shullazi mban kontakte me organizatën kriminale ku ai bën pjesë". Një gjë e tillë sipas Meçit është e paplotësuar pasi sipas tij ato që Ministria i quan organizatë kriminale janë kushërinj dhe të afërm të Shullazit.

Ai thekson se Shullazi ka punuar në bibliotekën e burgut dhe ka pasur një sjellje të mirë, por papritmas, vijon avokati, u shndërruar në armik publik që duhet izoluar.
Recommended