Report TV -Avokati i Shullazit :Kallëzim penal për burgun 313, nuk më lejoi ta takoja

  • 4 years ago
Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçi ka bërë ankimim pranë GJKKO për vendimin e izolimi të klientit të tij në qelitë e posaçme '41-bis', ndërsa thekson se do të bëjë kallëzim penal edhe për administratën e burgut 313 që nuk lejuan takimin e tij me Shullazin në qelinë e izolimit.

Në një deklaratë për mediat, avokati Meçi e cilësoi këtë vendim abuziv pasi ndaj Emiljano Shullazit nuk është marrë asnjë vendim i formës së prerë se ai është pjesë e grupeve apo organizatave kriminale dhe se vendimi izolimit të tij është bërë pa baza mbi veprat penale.

Recommended