Ora News – Shqipëria, destinacion i turistëve të huaj

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria çdo ditë e më shumë është bërë një destinacion i pëlqyeshëm për turistët nga e gjithë bota.
Në veçanti, Gjirokastra vazhdon të ketë cdo ditë një numer të larte të turisteve te huaj që vizitojnë qytetin e gurtë, pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s. Të organizuar në grupe nga Australia e largët deri në Italinë fqinje, vizitojnë zonën muzeale, ku natyrisht Kalaja e Argjiros dhe muzeu etnografik vazhdojne te ngelen ne qendër të guides.
?Nëna ime arbëreshe fliste gjuhën shqipe, une nuk e njoh, por ime më përherë më këshillonte të vizitoja Shqipërinë dhe vecanërisht Gjirokastrën?
?Është vend i bukur, hera e parë që vizitoj Gjirokastrën, në veçanti me pëlqen kalaja, dhe e gjithë pjesa e muzeut ishte shumë e mirëmbajtur. Nuk kisha dëgjuar kurrë më parë për Shqipërinë, e cila deri tani ka qenë plot surpriza, që nga natyra, ushqimi, deri tek njerëzit mikpritës.?
Në Vlorë, hapjen e ishullit të Sazanit për vizitorët, operatorët turistikë e shohin si një faktor pozitiv, ndërsa vlerësojnë dhe nismen e reduktimit te Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për akomodimin turistik.
Në Berat, sfidë për bashkinë mbetet mbajtja e turistëve më shumë se një ditë. Qyteti me banesa karakteristike ofron turizëm historik dhe kulturor gjatë gjtihë vitit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shqiperia-destinacion-i-turisteve-te-huaj/

Recommended